Ekonomia shqiptare do të pësojë rënien më të lartë ekonomike të 20 viteve të fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Këtë parashikim e ka bërë Banka e Shqipërisë.
Guverantori i BSH-së Gent Sekjo, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se rënia ekonomike do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për familjet shqiptare:
“Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë, që nuk e kemi përjetuar në dy dekada të fundit, ku do të rritet dhe papunësia.”
Sejko theksoi se kriza do të ketë ndikim të pashmangshëm në tregun financiar dhe atë banker.
Ai tha se ‘roli parësor në këtë drejtim menaxhimi krize i takon institucioneve publike.’
Më herët sot dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bëri një parashikim të zymtë për ekonominë shqiptare duke thënë se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2020 do të jetë -9 për qind. Ekonomia shqiptare sipas BERZH-it do të jetë më e goditura në rajon nga pandemia e Covid-19.