Pas parashikimit të zymtë për krizën ekonomike që do të pasojë pandeminë e Covid-19, guvernatori Gent Sejko foli për sfidat me të cilat do të përballet Banks e Shqipërisë pas pandemisë së Covid-19.
Ndër sfidat më kryesore janë ruajta e burimeve njerëzore, ruajta e biznesit nga falimentimi dhe ruajtja e stabilitetit financiar të vendit.
Pesë sfidat kryesore për BSH-në do të jenë:
– Përballimi i emergjencës shëndetsore dhe ruajtja e kapitalit njerëzor të kompanive dhe sistemit banker.
– Rishikimi i modeleve të biznesit dhe përshtatja e tij për më shumë punë online përmes teknologjisë, e cila ishte dhe një nga sfidat kryesore të biznesit shqiptar gjatë dy muajve të izolimit nga Covid-19.
– Ruajtja e likuiditetit dhe aftësisë paguese për biznesin – pandemia e Covid-19 e gjeti biznesin shqiptar në një nivel të lartë likuiditeti, por
– Ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë, që nënkupton ruajtjen e bizneseve individuale dhe ruajtjen e zinxhirit të prodhimit nga falimentimi dhe mbyllja
– Ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.
Sipas BSH-së, ekonomia shqiptare do të pësojë rënien më të lartë ekonomike të 20 viteve të fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19. Rënia ekonomike do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për familjet shqiptare.