Banka e Shqipërisë: Sfidat tona, stabiliteti financiar dhe mosfalimentimi i biznesit

Nga Exit News
Banka e Shqipërisë: Sfidat tona, stabiliteti financiar dhe mosfalimentimi i biznesit

Pas parashikimit të zymtë për krizën ekonomike që do të pasojë pandeminë e Covid-19, guvernatori Gent Sejko foli për sfidat me të cilat do të përballet Banks e Shqipërisë pas pandemisë së Covid-19.

Ndër sfidat më kryesore janë ruajta e burimeve njerëzore, ruajta e biznesit nga falimentimi dhe ruajtja e stabilitetit financiar të vendit.

Pesë sfidat kryesore për BSH-në do të jenë:

 – Përballimi i emergjencës shëndetsore dhe ruajtja e kapitalit njerëzor të kompanive dhe sistemit banker.

 – Rishikimi i modeleve të biznesit dhe përshtatja e tij për më shumë punë online përmes teknologjisë, e cila ishte dhe një nga sfidat kryesore të biznesit shqiptar gjatë dy muajve të izolimit nga Covid-19.

 – Ruajtja e likuiditetit dhe aftësisë paguese për biznesin – pandemia e Covid-19 e gjeti biznesin shqiptar në një nivel të lartë likuiditeti, por

 – Ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë, që nënkupton ruajtjen e bizneseve individuale dhe ruajtjen e zinxhirit të prodhimit nga falimentimi dhe mbyllja

 – Ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.

Sipas BSH-së, ekonomia shqiptare do të pësojë rënien më të lartë ekonomike të 20 viteve të fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19. Rënia ekonomike do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për familjet shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>