Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 borxhi publik u rrit me 217 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, borxhi është rritur 7,6 përqind ose me rreth 576 milionë euro.
Kjo rritje e borxhit është më e lartë se defiçiti fillestar i planifikuar për vitin 2015, që ishte planifikuar afërsisht 420 milionë euro.
Sipas të njëjtit burim, niveli i investimeve të huaja deri në fund të shtatorit ishte 721 milionë euro, nga 623 milionë euro që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prurja e të ardhurave nga emigrantët për 9 mujorin ishte rreth 439 milionë euro, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 421 milionë euro.