Bankat ndërkombëtare ofrojnë 800 milionë euro hua për rindërtimin e Shqipërisë

Nga Exit News
Bankat ndërkombëtare ofrojnë 800 milionë euro hua për rindërtimin e Shqipërisë

Grupe ndërkombëtare bankash paraqitën sot në Konferencën e Donatorëve, që u zhvillua në Bruksel planin e tyre të kontributeve për rindërtimin e Shqipërisë nga dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kështu, përveç mbi 450 milionë eurove që garantuan vendet e ndryshme të BE-së, Emiratet e Bashkuara, SHBA-të dhe vende nga Azia dhe Afrika, grupe ndërkombëtare bankash ofruan mundësinë e mbi 800 milionë euro hua.

  • Banka Islamike e Zhvillimit (IsDB), 365 milionë euro
  • Banka Botërore, 160 milionë euro
  • Banka Evropiane e Investimeve (EIB) 100 milionë euro
  • Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB) 100 milionë
  • Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) 80 milionë euro

Përfaqësuesit e bankave u shprehën se nga Shqipëria presin projekte serioze dhe konkrete në mënyrë që t’i mbështesin me këto fonde të vëna në dispozicion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>