Bankers Petroleum padit për korrupsion ish-drejtorin Leonidha Çobo

Nga Exit News
Bankers Petroleum padit për korrupsion ish-drejtorin Leonidha Çobo

Kompania Bankers Petroleum ka paditur në prokurorinë e Fierit ish-drejtorin e saj për shumë vite Leonidha Çobo për korrupsion, duke pretenduar se Çobo ka marrë komisione dhe rryshfete nga kompani me të cilët Bankers ka patur marrëdhënie tregtare.

Bankers akuzon se nënkontraktorë dhe furnitorë me lëndë dhe shërbime të ndryshme i kanë siguruar kontratat me Bankers duke i paguar “komision” korruptiv Çobos.

Çobo dhe disa ish-drejtues të tjerë të lartë janë paditur, gjithashtu, javën e shkuar në në Gjykatën e Fierit, për shkelje të marrëveshjeve të konfidencialitetit dhe të konfliktit të interesit, gjatë kohës që kanë punuar në kompaninë dhe në periudhën 24 mujore pas largimit, periudhë kur ata kanë qenë të detyruar të mos përfshihen në aktivitete konkurues me Bankers.

Mes të akuzuarve janë ish-drejtori teknik Sunnel Gupta, ish-drejtori i planifikimit Justin Kereluk, ish-konsulenti ligjor Trent Mercier dhe ish-konsulenti për shitjet Massimilliano Calabro.

Sipas Bankers, këta persona u kanë dhënë informacione konfidenciale, përfshi të dhëna të kontratave konfidenciale të Bankers me kontraktorët e saj, kompanive konkurente në shkëmbim të përfitimeve personale, përfshi pagesa nga këto kompani.

Gjithashtu, disa prej tyre akuzohen se kanë themeluar apo janë bërë pjesë e kompanive konkurente me Bankers dhe kanë përdorur informacionet e Bankers për aktivitetin e këtyre kompanive.

Sipas Bankers, dëmet e shkaktuara nga veprimet e këtyre punonëjsve arrijnë në miliona euro.

Çobo ka reaguar publikisht kudnër padisë nga Banekers duke mohuar akzuat nga Bankers dhe duke pretenduar se ato janë bërë me qëllim për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet në keqmenaxhimin e tanishëm të kompanisë dhe borxhet e krijuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>