Protesta në Këlcyrë dhe Përmet kundër kompanisë Shell, në Vjosë

Nga Alice Taylor
Protesta në Këlcyrë dhe Përmet kundër kompanisë Shell, në Vjosë

Banorët e Përmetit dhe Këlcyrës protestuan të martën kundër shpimeve të kompanisë Shell, për naftë në brigjet e Vjosës. Në vitin 2018, qeveria nënshkroi një kontratë prej 40 milion euro me kompaninë Shell për kërkimin e naftës në rajonin “Blloku 4”.

Ky bllok përfshin disa fshatra përrreth lumit Vjosa. Banorët u shprehën se pavarësisht protestave dhe kërkesave të tyre, puna vazhdon.

Kompania Shell i tha Exit News se ata janë konsultuar me vendasit dhe i mbajnë të përditësuar me atë që po ndodh.

Banorët mbanin në dorë pankarta me shënimin “SHELL IK”, “Ruaj pemët, ndalo Shell” dhe “Ne nuk mund të pimë vaj, nuk mund të hamë para – Përmeti nuk është në shitje”.

Një banor deklaroi : “Nëse doni që Përmeti të ketë një të ardhme, duhet ta ndaloni këtë. Turizmi është e ardhmja e Përmetit. ” Një tjetër deklaroi: “Ne nuk duam që Permeti të bëhet një tjetër Ballsh“.

Një protestues ishte aq i mërzitur nga idea se toka e tij do të përdorej për naftë, sa tha: “Nëse ata nuk na dëgjojnë, ne do t’u vëmë flakën pajisjeve të tyre. Përmeti nuk është në shitje! ”

Olsi Nika nga shoqata EcoAlbania u shpreh se: “Ky është vetëm fillimi i diçkaje më të madhe“. Një tjetër shtoi: “Boll pitë kafe njerëz, ky do të jetë fundi juaj!”

Exit News zbuloi më parë se një kompani e quajtur GEOTEC po kryente një studim gjeofizik në zonë. Shell informoi Exit News se kjo po bëhej për të “fotografuar nëntokën me qëllimin për të kuptuar nëse ka potencial të naftës dhe gazit në zonë“.

Banorët ndanë foto të makinerive të rënda në fshat përreth punimeve të kërkimit. Elona, ​​e cila nuk pranoi të identifikohejë për shkak të frikës se mund të ndikonte në biznesin e saj, i tha Exit se: “Ne nuk duam kërkim të naftës këtu. E ardhmja është turizmi.

Kur u pyet nëse Shell kishte patur kontakt me të dhe të tjerët, ajo tha: “Ne thamë jo 1 vit e gjysmë më parrë kur erdhën të pyesnin. Askush nuk i donte këtu. Tani u kthyen, pasi nuk na dëgjuan. Nuk i duam këtu! ”

Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës është aktualisht qendra e një fushate ndërkombëtare për ta shpallur atë Park Kombëtar, duke e mbrojtur nga hidrocentralet dhe kërkimet e naftës.

Kryeministri Edi Rama ka caktuar një pjesë të saj si Zonë të Mbrojtur, por nuk ka arritur të rrisë mbrojtjen e saj. Kjo ka të ngjarë për shkak të kontratës me Shell, pasi një përcaktim i tillë do ta bënte kontratën me ta të pavlefshme.

Sondazhet tregojnë se 94% e shqiptarëve dëshirojnë që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit “të egër, të paprekur dhe të paprishur” në Evropë.

Njihet gjerësisht për një nga ekosistemet më të spikatura në rajon edhe në botë, si dhe është shtëpia e një sërë speciesh të mbrojtura dhe të rralla.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>