Banorët e Baldushkut përplasen për të 3-tën herë me policinë

Nga Exit News
Banorët e Baldushkut përplasen për të 3-tën herë me policinë

Banorët e fshatot Mustafakoçi në njësinë bashkiake Baldushk u përplasën të hënën për të tretën herë me policinë bashkiake kundër prishjes së pronave të tyre.

Qeveria në janar 2020 shpalli ndërtimin e një lagje të re për rindërtimin e banesave publike për të prekurit nga tërmeti në zonën e fshatit Mustafakoçi.

Ky process u kundërshtua nga banorët, të cilët janë njohur si pronar të tokës në gjykatës e shkallës së parë. Madje komuna dhe gjykata i ka ndaluar kryerjen e punimeve në zonë deri në përfudnimin e procesit gjyqësorë.

Banorët u përplasën me policinë në nëntor 2020, dhe në qershor 2021.
Më 24 qershor, banorët e fshatit Mustafakoci u shprehën se “Kanë sjellë policinë me dhunë na kanë marrë përpara si bagëti, jo si njerëz. Ne kërkojmë që të na lërë shteti rehat në tokën tonë. Gjyqi na i ka njohur si pronë ne”.

Ndërkohë në asnjë rast Bashkia Tiranë nuk ka sqaruar banorët se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>