Banorët e Kukësit protestojnë kundër tarifave në Rrugën e Kombit

Banorët e Kukësit protestojnë kundër tarifave në Rrugën e Kombit

Banorët të Kukësit e aktivistë janë mbledhur sot në qendër të qytetit për të protestuar kundër vendosjes së tarifave në Rrugën e Kombit.

Aktivisti Auron Kalaja tha se kjo protestë është vetëm fillimi i një lufte të gjatë kundër vjedhjes së qytetarëve nga kompania koncesionare Kastrati dhe qeveria Rama.

Aktivisti Kalaja u shpreh se destinacioni i protestës nga në sportelet e Kastratit në Rrugën e Kombit, u zhvendos në qëndër të qytetit pasi forcat e shumta të policisë që po qarkullojnë në Kukës kanë frikësuar qytetarët:

“Kjo protest është për të shkulur traun që ndan Shqipërinë nga Kosova. Kukësi ka qenë në shtet-rrethim këto ditë. Qytetarët janë intimiduar, ka qenë një klimë terrori.”

Të njëjtin denoncim bëri dhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i cili me anë të një videoje, tregoi forcat e shumta të policisë që qarkullonin në qytetin e Kukësit.

Po ashtu, në rrugën nga Tirana drejt Kukësit, sot ka pasur të paktën 10 posto-blloqe policie dhe forca të shumta RENEA.

Që prej mesnatës së 17 shtatorit, çdo qytetar që kalon në rrugën e Kombit do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim — përjashtohen nga kjo tarifë banorët e Kukësit, të cilët deri në 44 kalime do paguajnë 100 lekë për kalim dhe pas 44 kalimesh tarifën normale prej 5 urosh.

LEXO  Konfindustria Shqiptare — Presidenti i ri me licensë për produktet e kanabisit

Për mbledhjen e tarifës, kompania Kastrati ka ndërtuar 10 sportele, të cilat sot janë rrethuar nga Forcat Speciale, për të ndaluar protestuesit.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>