Banorët e pallatit në protestë pas konfliktit të ndërtuesve

Nga Exit News
Banorët e pallatit në protestë pas konfliktit të ndërtuesve

Dhjetra banorë të pallatit, pronarët e së cilëve u konfliktuan pak ditë më parë, protestuan të hënën para bashkisë Tiranë.

Shkak për protestën është bërë mospërfundimi i punimeve në pallat prej mbi 2 vitesh dhe mos marrja e apartamenteve.

Ata pohuan për mediat se kanë blerë apartamentet dhe nuk janë futur në shtëpitë e tyre.

Banorët kërkojnë të takohen për përfaqësuesit e bashkisë dhe të flasin për vazhdimin e punimeve në pallat.

Një prej banorëve u shpreh:

“Llanaj, një prej ndërtuesve, na ka thënë se po të më lejojnë të punoj, unë i mbaroj për 6 muaj të gjitha hyrjet. Ne kërkojmë nga Veliaj të lejojë Llanajn të vazhdojë punimet.”

Një banor tjetër tha se ka paguar 200 mijë euro për tre apartamente dhe ende nuk ka marrë asnjërin prej tyre.

Dy pronarët e pallatit në fjalë, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj janë konfliktuar me armë zgjarri pak ditë më parë.

Llanaj mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’ për dy ortakët e një pallati, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, pas konfliktit me armë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>