Banorët e Semanit protestojnë për mungesën e ujit vaditës

Banorët e Semanit protestojnë për mungesën e ujit vaditës

Banorët e Semanit në Fier protestuan paraditen e së hënës përpara zyrave të pushtetit vendor për mungesën e ujit vaditës.

Fermerët akuzojnë disa persona se kanë hapur në mënyrë të paligjshme degëzime për të marrë ujin në tokat e tyre dhe kjo e ka bërë sistemin vaditës jo funksional.

Ky problem shqetëson prej vitesh banorët e Semanit të cilët mendojnë se institucionet i kalojnë përgjegjësitë mes njëri tjetrit.

“Nuk është puna se ska ujë, por nuk menaxhohet. Kemi nja dy veta ktu që e kanë deklaruar vetë që kush u afrohet e ka punën keq. Kam marr Policinë kam bërë denoncim. Policia më thotë nuk kam ca të bëj, thuaji ndërmarrjes t’i vëri gjobë. As policia sbën gjë askush nuk vë dorë. Ai vazhdon vadit akoma, 9 fshatra nga ana tjetër thahen për ujë.” – tha një nga banorët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>