Banorët e Vuhanit, epiqendra e koronavirusit, nuk i besojnë numrat e vdekjeve në qytet të raportuara nga Partia Komuniste e Kinës. Kina zyrtare ka raportuar 2 500 vdekje në qytet, ndërsa vetë banorët mendojnë se ka pasur të paktën 40 mijë vdekje, shkruan gazeta amerikane National Review.
“Ndoshta autoritetet po i raportojnë gradualisht numrat e vërtet, qëllimisht ose jo, që njerëzit ta pranojnë realitetin gradualisht, tha një banor i Vuhanit për Radion Free Asia.
Një burim tjetër shtoi se, bazuar në numrat e funeralit dhe të djegies së trupave, autoritetet e dinë me siguri numrin e vërtet, por po e mbajnë të fshehur.
“Çdo shtëpi funerali ka raportuar numrat e trupave të djegur, direkt tek autoritete dy herë në ditë”, thotë burimi.
“Kjo do të thotë se çdo shtëpi funerali tregon vetëm numrat e vet, por jo situatën nëpër shtëpitë e tjera të funeralit”, shprehet një tjetër banor.
Një gazetë kineze Caixin botoi foto të një shtëpie funerali, e cila dorëzoi, për dy ditë, 5 mijë trupa të kremuar tek familjet. Këto foto më pas u censuruan.
“Nuk mund të jenë shifrat e vërteta…. Sepse inceneratorët kanë punuar pa pushim, ndaj si ka mundësi që kanë vdekur kaq pak njerëz”?, tha një banor për RFA.
Banorët e Vuhanit thanë se qeveria po i paguan familjeve nga 500 dollarë, para kesh, në dorë, për shpenzime funerali, në shkëmbim të heshtjes.
Këto dyshime rriten më shumë duke ditur se shtëpitë e funeralit dhe furrat e djegies kanë punuar gjatë gjithë kohës, pa pushim. Madje, gjatë epidemisë, punëtorë të furrave të kremimit u sollën nga çdo anë e Kinës në Vuhan për të punuar gjatë gjithë kohës..
Qyteti ditën e shtunë ka dalë nga karantina pas dy muajsh mbyllje totale, dhe më 8 prill do të hiqen të gjitha masat ndaluese.
Kina ka përdorur propagandën shtetërore në një përpjekje për të shmangur turpin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria kineze e mbajti të fshehur raportet fillestare të transmetimti të koronavirusit nga njeriu në njeri dhe i mbylli gojën laboratorëve të Vuhanit që zbuluan se një virus i ri i ngajshëm me SARS kishte shpërthyer.