Barcelona përgatitet për masa të reja kufizimi

Nga Exit News
Barcelona përgatitet për masa të reja kufizimi

Qeveria rajonale e Katalonias po përgatit masa për kufizimin e lëvizjes në Barcelonë dhe zonat përreth, që do të ndalojnë grumbullime të mëdha njerëzish.

Sipas mediave lokale kapacitetet në restorante, bare apo vende të besimit fetar do duhet të zvogëlohen. Katalonia po konsideron edhe ndalimin e punës për klubet e natës dhe për sportet që zhvillohen në ambjente të mbyllyra, për 15 ditë.

Në 16 korrik Spanja shënoi 580 raste të reja të të infektuarve, që krahasuar me një ditë më parë shënon rritjen më të lartë në dy muajt e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>