Bardhi: Duhet të vendosim standard, kush nuk mban premtimet, nuk votohet

Nga Exit News
Bardhi: Duhet të vendosim standard, kush nuk mban premtimet, nuk votohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, zhvilloi të dielën takime me banorët e zonës së Gjinarit në Elbasan.

Disa nga problemet më të mëdha të artikuluara nga banorët ishin mungesa e rrugës dhe ujit të pijshëm.

Bardhi kërkoi nga banorët e fshatit që të dalin sa më shumë në votime në 25 prill.

Ai u shpreh se është e nevojshme të reflektohet e të vendoset një standard, se kush nuk mban premtimet dhe gënjen për pushtet, nuk duhet votuar.

[Rama] ka edhe arrogancën dhe ta thotë në sy ai. Më jepni votën se këto 4 vite do të punoj për ju. Pra e pranon se 8 vite ka punuar për veten e vet,” tha Bardhi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme