Gazmend Bardhi në një deklaratë për shtyp u shpreh se Edi Rama po urdhëron drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj të ushtrojë presion ndaj prokurorëve për të shoqëruar me forcë Lulzim Bashën në Prokurori.
Bardhi kërcënoi Edi Ramën duke i thënë se “skenari kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës”.
Kryeopozitari Basha shprehu sot gadishmërinë për të shkuar në Prokurori sapo kjo të hartojë një ftesë për paraqitje në përputhje me ligjin.
Më 12 qershor, Prokuroria e Tiranës i kërkoi Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit të paraqiten në Prokurori, në 19 qershor, në statusin e të pandehurit për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA.