Bardhi: Elbasani, epiqendër e varfërisë dhe e pamundësisë

Nga Exit News
Bardhi: Elbasani, epiqendër e varfërisë dhe e pamundësisë

Ish-deputeti i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se Elbasani është epiqendër e varfërisë dhe e pamundësisë.

Ai i bëri komentet gjatë një vizitë të shtunen në një qendër rezidenciale në Elbasan, të mbështetur nga fonde gjermane, e cila ofron ushqim, strehë, dhe edukim për rreth 40 të mitur jetimë, ose të braktisur nga familja për shkak të varfërisë dhe vështirësive financiare.

Bardhi shtoi se puna që qendra bën është e admirueshme, por aktori kryesor për ndihmën duhet të ishte shteti, pastaj organizatat.

“Do të doja dhe unë të bëja një gjë si ju, por do të mundohem seriozisht të ndihmoj në një pozicion tjetër, në një mënyrë tjetër”, u shpreh Bardhi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme