Bardhi: Pas 25 prillit, Elbasani do jetë një qytet për të rinjtë

Nga Exit News
Bardhi: Pas 25 prillit, Elbasani do jetë një qytet për të rinjtë

Drejtuesi Politik i Elbasanit, Gazment Bardhi deklaroi se të rinjtë e qytetit kanë humbur shpresën për të ndërtuar jetën në vend.

Sipas tij kjo ka ardhur nga keqqeverisja gjatë këtyrë 8 viteve. Gjatë takimit me qytetarë të Elbasanit, Bardhi u shpreh se pas 25 prillit do të ndryshojnë jetesën në këtë qytet dhe nuk do të bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Në Elbasan kam mësuar një të vërtetë të madhe që na shton jashtëzakonisht shumë përgjegjësinë, që Elbasani me zor po pret ndryshimin, po ndryshim real. Gjatë këtyre ditëve kam takuar me mijëra të rinj të Elbasanit që kanë humbur shpresën se në këtë qytet mund të jetohet. Nuk do na dëgjoni kurrë t’i shtrimë dorën apo ti kërkojmë bashkëpunim banditëve, qoftë kjo edhe me kosto të pushtetit sepse nuk duam të vijmë në pushtet dhe të bëjmë këtë që bënë këta në tetë vite.”

Bardhi tha se PD do të vazhdojë deri në fund fushatën për të mbështetur njërëzit e ndershëm dhe pse përballë kanë kriminelët që sipas tij po bëjnë fushatë për PS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>