Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Rama u tërhoq nga skema mafioze për vjedhjen e votave

Nga Exit News
Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Rama u tërhoq nga skema mafioze për vjedhjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Rama u tërhoq nga skema mafioze për vjedhjen e votave.

Në një reagim pas deklaratës së Ramës, Bardhi shkruan:

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Mbrëmë i çmontuam kapjen e komisioneve zgjedhore.”

Në lidhje me zgjedhjet e 2017, Bardhi pohoi se kryeministri Rama nuk i shpëton “kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA”.

Kryeministri Edi Rama pohoi marrëveshja për Reformën Zgjedhore tregoi se humba e PD në 2017, nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe se kjo riktheu në realitet Lulzim Bashën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>