Partia Demokratike ende nuk ka marrë vendimin nëse do të hyjë në Kuvend në shtator sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në një intervistë për Syri TV, Bardhi është shprehur se vendimi për të hyrë në parlament do të merret nga institucionet e partisë dhe grupi parlamentar.
Bardhi përsëriti se 25 prilli ishte “masakër elektorale” dhe akuzoi deputetët e zgjedhur të PS se përfaqësojnë interesa të botës së krimit në Kuvend.
Bardhi deklaroi se nuk mund të pranonte të ishte në një sallë me Taulant Ballën.
“Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave më famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD.