Dje, pamë si një kryebashkiak ekologjist fallco dhe njeri i ri (fallco) i politikës (fallco) shqiptare, pasi derdhi qindra metra kub beton (të vërtetë) në park, e mbuloi atë me një tapet bari fallco.
Për t’ja arritur këtij qëllimi, në fillim ju desh të përdorte një leje (fallco) të pa bërë publike ndonjëherë, dhe pastaj një deklaratë (fallco) të një funksionari (fallco) të Ministrisë (fallco) të Mjedisit.
Meqenëse kjo nuk mjaftoi për të qetësuar njerëzit, ai dërgoi policinë për të rrahur (me të vërtetë) kundërshtarët. Sikur të mos mjaftonte kjo, pastaj tentoi të fallsifikonte indinjatën e njerëzve duke përdorur një polic (fallco), i cili deklaroi (në mënyrë fallco) se ishte dëmtuar nga goditjet (fallco) që kishte marrë.
Më pas, kryebashkiaku e inaguroi këndin (fallco) së bashku me një artist (fallco) kryetar i një qeverie (fallco), përpara një turme (fallco) me qytetarë (fallco) që duartrokisnin, përpara rojtarëve (fallco) të së vërtetës dhe demokracisë: gazetarëve (fallco). Dhe për t’u dukur madhërisht i plotmëshirshëm, ai shpalli faljen (fallco) për të gjithë ata që e kishin kundërshtuar.
Por edhe inagurimi ishte fallco, sepse mungonte treni (fallco) që do t’i vijë vërdallë këndit të lodrave me pagesë (të veërtetë).
Gjatë inagurimit, të gjithë ishin të shpërqëndruar sepse mendonin për dëshmitë (fallco) të penalitetit të një ish-kryetari bashkie, i cili kishte harruar (fallco) se ishte dënuar (me të vërtetë) dhe kjo i krijoi probleme me ligjin e dekriminalizimit (fallco), i bërë nga një politikë (fallco) për të vonuar miratimin e reformës (fallco) në drejtësi.
Ndërkohë, Ministri i Financave, një ekonomist (fallco), fallsifikonte buxhetin e një shteti (fallco), duke deklaruar rritje (fallco) të të ardhurave dhe rritje (fallco) të investimeve të huaja, në përpjekje për të krijuar optimizëm (fallco) ekonomik për të ruajtur mbështetjen (fallco) të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rilindja (fallco) e ka kthyer qeverisjen në një makinë gjigande fallciteti dhe problemi është se gjithçka është e vërtetë.