Në takime me demokratët e Tiranës, kryetari aktual i PD-së, deklaroi se zgjedhjet e 13 qershorit do të përcaktonin jo vetëm kreun e ardhshëm të PD-së, por edhe aksionin e saj politik.
“13 Qershori është testi i parë më i rëndësishëm për demokratët pas zgjedhjeve parlamentare, ku do të përcaktohet jo thjesht drejtuesi i PD, por edhe aksioni politik,” u shpreh Basha.
Ai shtoi se njohja e zgjedhjeve ishte dorëzim pa kushte.
“Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë”, u shpreh Basha.