Basha, 74 milion euro për inceneratorët e gjysmakë

Nga Exit News
Basha, 74 milion euro për inceneratorët e gjysmakë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë Rama se ka dhënë 74 milionë euro për inceneratorët, duke lënë 100 mijë persona pa paga.

Në një konferëncë për shtyp, të shtunën, Basha pohoi me ato para mund të pagueshin rreth një 100 mijë të papunë.

“74 milion euro Edi Rama ua ka dhënë inceneratorëve. Paratë tuaja, paratë e taksave tuaja, Edi Rama vazhdon tju japë inceneratorëve

Pagesa totale per inceneratorët është 72 milionë euro, 100 mijë te papunë do kishin mundësi të merrnin 160 mijë lek të  vjetra në muaj.”

Nga viti 2015, 72 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tre inceneratorëve, dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar.

Neritan Sejamini, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania shpjegoi monopolin e dyshimtë të djegies së mbetjeve, krijuar nga hiçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>