Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për propagandë me fatkeqësine e qytetarëve.
Në një komunikim për gazetarët, Basha u shpreh se njerëzit janë të përmbytur ndërkohë Rama ja vë fajin të tjerëve, duke theksuar se ka 8 vjet që bën propagandë.
“Kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e sheh për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vite kryeministër, 8 vjet përgjegjës, na tregon historikun e reshjeve në 20 vitet e fundit. Ky që ka përgjegjësinë me ligj, ulet 2 orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë. 8 vite dështim dhe propagandë.”
Basha shtoi se qytetarët kanë nevojë për ndryshim dhe se me 25 prill do të largojnë këtë qeveri që ka dështuar në 8 vjet.