Basha akuza Ramës për keqqeverisjen e tij gjatë 2 mandateve

Nga Exit News
Basha akuza Ramës për keqqeverisjen e tij gjatë 2 mandateve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka keqqeverisur vendin për 8 vite.

Përmes një postimi në Instagram, Basha ai publikoi një deklaratë të Ramës, i cili shfaqet i pakënaqur për qeverisjen e tij.

Basha shkruan se gjatë 8 viteve është rritur borxhi publik, ka shpërdoruar 1.2 miliardë euro.

Ai shton se për të dhënë me PPP një kilometër rrugë kanë falsifikuar firmën e sekretarit amerikan.

“Keni kriminalizuar politikën.Keni kanabizuar vendin.Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP” 

Basha pohon se me 25 prill Rama do të largohet dhe Shqipëria do të fitojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>