Basha akuza Ramës për braktisjen e mjekëve, premton rritje pagash

Nga Exit News
Basha akuza Ramës për braktisjen e mjekëve, premton rritje pagash

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë Rama se ka braktisur shëndetësinë dhe mjekët, të cilët gjithnjë e më tepër po largohen nga Shqipëria.

një postim në Facebook, Basha citon raportin e Observatorit Global të Shëndetit, sipas të cilit hqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia e Veriut 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8.

Sipas Bashës, shkak kryesor për këtë është mungesa e mbështetjes së qeverisë për mjekët dhe shëndetësinë në përgjithësi:

“Në Shqipëri sistemi shëndetësor publik vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon.”

Ai premtoi rritje pagash dhe mbështetje për mjeket nga qeveria e tij:

“Në planin tonë ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.”

Basha premtoi dhe anulimin e koncesioneve të shëndetësisë, të cilat i quajti ‘korruptive’:

“Do të anullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>