Basha akuzon qeverinë se ka lënë jashtë vemendjes fermerët

Nga Exit News
Basha akuzon qeverinë se ka lënë jashtë vemendjes fermerët

“Ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim”, u shpreh Kryetari i PD-së Basha gjatë takimit me përfaqësuesit e 37 shoqata të Këshillit të Agrobiznesit.

“Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveri situatën, pandemia shëndetësore COVID-19 po shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020”, shtoi Zoti Basha.

Ndërsa përfaqësuesit e agrobiznesit u shprehën se fermerët nuk po i shesin “prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara në vendet e origjinës”.

Qeveria Rama, e bëri të ditur përmes Ministrit të Bujqësisë Çuçi se nuk do të ketë një paketë financiare për fermerët. Duke folur për televizionin A2, zoti Çuçi u shpreh:

“Bujqësia nuk ka pësuar asnjë destabilitet për shkak të Covid-19. Përkundrazi, ka pasur rritje në prodhim, eksporte dhe shitje. Atëherë, pse duhet të kemi një paketë të veçantë?!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>