Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për mbylljen e bizneseve të vogla për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria.
Basha shkruan në një shënim në Facebook se ritmet e mbylljes së këtyre bizneseve po rritet nga muaji në muaj, duke lënë mijëra të papunë.
Ai propozon planin e tij ekonomik si zgjidhje për situatën.
Një taksë 0.5% mbi xhiron dhe anulim të çdo takse dhe tarife tjetër lokale për të nxitur punësimin, si dhe ndalim të kontrolleve për 1 vit deri në reformimin me standarde europiane të kontrolleve në biznese, propozon Partia Demokratike.