Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po mban të ulët numrin e testimeve qëllimisht dhe “aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit, prandaj qeveria ka përgjegjësi politike për këtë situatë”.
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Basha u shpreh se Rama po fshihet pas komitetit teknik, dhe të gjitha paratë po shkojnë “në inceneratorët e plehrave të cilët nuk ekzistojnë, janë në 3D”.
“Komiteti nuk ka buxhet. Buxhetin e ka Edi Rama. Fajin dhe përgjegjësinë për këtë situatë të paprecedentë edhe në krahasime me Maqedoninë, edhe me Bosnjen e ka vetëm një njeri, ai që ka përgjegjësi politike”, theksoi Basha.