Basha akuzon Ramën se favorizon oligarkët

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën se favorizon oligarkët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se politikat e tij favorizojnë oligarkët.

Gjatë një takimi me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës, ai pohoi se biznesi në vend është në kolaps dhe se ekonomia është e përqëndruar në duart e 5 personave.

Ai premtoi se në qeverisje do të rishikojë akcizën e birrës, problemin e pullës, kodit të akcizës si dhe do të shfuqizojë taksën e ambalazhit.

Basha tha se do të rrisë pagën minimale në 36 mijë lekë dhe do të ulë taksat.

“Do të ulim çmimin e energjisë, vendosim fasha mbrojtëse për familjet në nevojë. Ne do të nxisim teknologji të veçanta, nuk do të ngurrojmë të përdorim edhe subvencionimin, me qëllim që prodhimet tona të depërtojnë dhe në tregjet rajonale dhe evropiane.”, premtoi Basha.

Basha tha se me 25 prill duhet që qytetarët të votojnë kundër kësaj qeverie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>