Lulzim Basha duket se ka akuzuar Kryeministrin Rama si ata që ka lejuar dhe toleruar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Me një status në Twitter, postuar në orën 22:18 të dielën, Basha ka komentuar akuzat dhe sigurimin në mungesë me burg të dy ish-truprojave të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke u shprehur se akuzat nuk janë gjë e re dhe duke aluduar se krey i çdo gjëje ka qenë Kryeministri Rama.
Por postimi i Bashës është i pazakontë, sepse është shkruar pjesërisht në shqip e pjesërisht në anglisht, me terma batutash bisedore, dhe me pikësim të çuditshëm, duke ja zbehur qartësinë.
Partia Demokratike ka denoncuar për vite të tëra Tahirin për lehtësim të trafikut të drogës dhe akuzat e prokurorisë ndaj dy ish shoqërusve të tij duket se i konfirmojnë këto akuza.