Basha akuzon Ramën se po paguan oligarkët në kurriz të qytetarëve

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën se po paguan oligarkët në kurriz të qytetarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi të mërkurën, kryeministrin Rama se ka goditur në mënyrë fatale ekonominë e vendit, duke rritur borxhin publik në mbi 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në një postim në Facebook, Basha akuzoi Ramën se po e përdor borxhin jo për të ndihmuar qytetarët, por për oligarkët pranë tij:

“Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij.”

Basha premtoi se qeveria e tij do të jua lehtësojë qytetarëve shqiptarë barrën e taksave dhe do të rrisë punësimin dhe investimet:

“Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do t’i lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.”

Në 6 korrik, qeveria vendosi të rrisë defiçitin e planifikuar për vitin 2020 në 1 miliardë euro, ose rreth 23% të shpenzimeve të planifikuara.

Defiçiti do të mbulohet me hua, të cilat qeveria tashmë thuaje i ka marrë: €650 milionë euro u morën përmes eurobondit në muajin maj, rreth €115 milionë në tregun e brendshëm në janar, ndërkohë që rreth €300 milionë janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke e çuar totalin e borxhit të marrë deri ë tani në mbi €1 miliardë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>