Basha akuzon Ramën si përdorues kokaine

Nga Exit News
Basha akuzon Ramën si përdorues kokaine

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi indirekt Kryeministrin Rama për përdorim kokaine

Në një intervistë për gazetarin Enkel Demi, në Abc Neës, të henën në mengjes, Basha komentoi sjelljen e Kryeministrit Rama në emisionin ‘Opinion’, të enjten e kaluar, kështu:

“Se sa viza merr njëri e sa viza merr tjetri për të dalë aty, ky nuk është problemi im. Të marrësh viza do të thotë të mos kurajo të merresh esëll. Ia bënë mu se kush merr viza”.

Basha tha se nuk do t’i përgjigjet akuzave të Ramës “fli gjumë Lul”, sepse “ata kanë për qëllim të shmangin debatin e vërtet” dhe frikën e Ramës:

“Nga ky debat përfitojnë vetëm ata. Gjuha rrugacërore. Ata nuk kanë përgjigje për pyetjet e mia. Dhe ata i ikën përgjigjes me batuta të lodhura, duke treguar se sa i lodhur, mbaruar dhe i rrezikshëm është ky njeri. Hallet e shqiptarëve janë ekonomia në kolaps”.

Në fund Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të në 25 prill, për të ndryshuar të ardhmen.

Ai u tregua i bindur se do të fitojë, sepse përballja e njerëzve të thjeshtë me pakicën socialiste është shumë e madhe. Ai tha se edhe socialisët nuk janë të përfaqësuar. Përballja është shumë e qartë, u shpreh Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>