
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se testet po përdoren për politikanët dhe të afërmit e tyre.
“Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë”, tha Zoti Basha.
Ai akuzoi qeverinë se nuk po tregon shifrat e vërteta të të infektuarve. Si dhe kërkoi të rritet numri i testimeve, si e vetmja mënyrë për të zbuluar të infektuarit:
“Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë. Nuk kemi mjaftueshëm teste, i kam kërkuar ndihmë edhe BE-së edhe partnerëve.”