Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Serbinë se po bën spastrim etnik në Luginën e Preshevës.
Gjatë një takimi nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Preshevës dhe Medvegjës, Basha ka dënuar procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
“Kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës. Ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik.”, shkruan Basha në një shënim në Facebook.
Sipas kreut të PD, Shqipëria humbi mundësinë për të trajtuar këtë çështje teksa kishte presidencën e OSBE-së.
Ai premtoi se me PD në pushtet, do të trajtojë këtë çështje në institucionet ndërkombëtare si dhe do të miratojë rezolutën që dënon krimet serbe në Kosovë.
Basha përsëriti edhe njëherë zotimin e tij se do të heqë traun e rrugës Durrës-Kukës.
Më herët, Presidenti Ilir Meta kritikoi Serbinë, duke thënë se po synon të shpopullojë Medvegjën.