Basha akuzon sërish Ramën: Po pastron paratë e krimit përmes politikës

Basha akuzon sërish Ramën: Po pastron paratë e krimit përmes politikës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sërish sot Kryeministrin Rama se do të pastrojë paratë e përfituara nga krimi përmes projektit 1 miliardë dollarë investime.

Zoti Basha, që një ditë më parë shprehu votën kundër projektbuxhetit 2018 dhe ftoi prokurorinë e insitucionet ndërkombëtare të hetojnë buxhetin dhe planin 1 miliardë dollarë, sot u shpreh:

“Në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar për pastrimin e parave e renditi Shqipërinë si një nga 3 vendet kryesore me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Evropë. Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duart e kriminelëve që duan t’i qarkullojnë.”

Duke komentuar përgjigjen e Kryeministrit Rama se qytetarët duhet të qeshin me këto “shpërthime të imagjinatës që janë të detyruar të dëgjojnë”, Zoti Basha sqaroi:

“Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pa shitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep Edi Rama ku emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Nuk ka dyshim se koncesionet që Edi Rama i mban të fshehura mund të jenë pastrim i parave të drogës.

Paratë nuk i pastrojnë vetëm kriminelët por edhe politikanët që i marrin nga kriminelët. Projekti 1 miliard dollarë të ndalet.  Çdo koncesion të hetohet me transparencë. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë të hetojnë pastrimin e parave në çdo akt koncesioni dhe tenderi qeveritar. Është koha ti themi ndal Edi Ramës e krimit.”

Në fund kreu i PD-së Basha i bëri sërish prokurorisë, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>