Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryebashkiakun e Lushnjes Tushen për lidhje kriminale me kryeministrin Rama dhe zëvendëskryeministrin Erion Braçe.
Ai u shpreh në Twitter se drejtësia duhet të hetojë “lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi”.
Postimi i plotë:
Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë.
Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.