Basha apel të rinjve: Shkoni derë më derë e bëni thirrje të votojnë opozitën

Nga Exit News
Basha apel të rinjve: Shkoni derë më derë e bëni thirrje të votojnë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi anullimin e ligjit të arsimit të lartë dhe ndalimin e emigrimti të të rinjve.

Në një takim onlin me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students), me pjesmarrjen e Carlo Angrisano, president i EDS dhe Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, Basha i bëri apel të rinjve të votojnë opozitën në 25 prill:

“Të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin”.

Ai i tregoi të rinjve se “që të fitojë rinia shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën pasi ai ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”

Basha u shpreh se me programin e tij elektoral për ekonominë, rininë, arsimin, shëndetësinë, pronën, ka dhënë fjalën se do ta kthejë Shqipërinë në normalitet:

Me 25 prill të normalizojmë situatën, të rimëkëmbim ekonomin dhe të vendosim çdo të ri e çdo të re shqiptare në qendër të zhvillimit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>