Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e lobimit të PD-së në SHBA. Pas daljes nga Prokuroria, Basha u shpreh për gazetarët se “prokuroria nuk kishte asnjë provë” dhe se “akuzat ishin të montuara në zyrën e Ramës’.
Për skandalet që kanë plasur nga Bildi dhe ato që pritet dhe thuhet se do të plasin nesër. Prokuroria nuk ka asnjë provë që nga 25 maji kur unë isha për herë të fundit. Kjo për një arsye të thjeshtë sepse kjo akuzë është formuar nga Edi Rama.
Nuk ka asgjë, një akuzë e formuar për shpërqëndrim nga skandalet e BILD-it. Ata nuk e kishin dosjen gati sot sepse nuk kanë dosje, është çështje politike.
Kam qenë 5 herë këtu, një herë për çështjen e Saimir Tahirit, pastaj për Xhafajn, pastaj për Rrahjen, pastaj për Dakon, për Toyota-Yaris e më pas tani, kjo vjen sa herë që Qeverisë i plasin skandalet.
Pyetjes se pse Basha nuk u paraqit në prokurori ditën e hënë, ai ju përgjigj se:
Për arsyen e thjeshtë sepse atë ditë nuk zbatuan ligjin, dhe tani kishin një plan shpërqendrimi nga skandalet që po priten tëdalin. Këtu ku jemi ka plot të frikësuar, disa prej tyre i takova, por unë nuk jam i frikësuar.
Prokuroria e Tiranës vendosi ditën e hënë shoqërimin e detyrueshëm të Kreut të opozitës Lulzim Basha. Vendimi i Prokurorisë erdhi pasi Lulzim Basha nuk u paraqit më 18 qershor sipas kërkesës së Prokurorisë, sepse kërkesa e Prokurorisë ishte në shkelje teë ligjit.