Basha: Banorët e Manzës po diskriminohen, zgjidhja vlerësim i shpejtë i banesave

Nga Stafi i Exit
Basha: Banorët e Manzës po diskriminohen, zgjidhja vlerësim i shpejtë i banesave

Përveç braktisjes, banorët e Manzës po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook, mbas takimit me qytetarët e Manzës.

Ai pohoi se qytetarët e kësaj e zone jetojnë në kushte të rënda, duke shtuar se ata ndihen të fyer dhe diskriminuar nga trajtimi i diferencuar.

“Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar.” 

Basha deklaroi se “zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>