Basha bisedon ne qytetarët që kanë kaluar Covid-19: Ja sa kemi shpenzuar

Nga Exit News
Basha bisedon ne qytetarët që kanë kaluar Covid-19: Ja sa kemi shpenzuar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bisedoi, të mërkurën, me qytetarë të cilët e kanë kaluar Covid-19, për të folur me to me vështirësitë që kanë hasur.

Një prej qytetarëve tha se pas tetë ditësh që telefonte urgjencën, mori një përgjigje prej tyre:

“Telefonave 127-ën, 7 herë nuk mu përgjigj kush. Ditën e tetë mu përgjigj dhe më thanë që nuk jemi ne ata që të kurojmë.”

Ai theksoi se ka paguar rreth 1,8 milionë lekë të vjetra për të blerë gjilpërat:

“Vetëm gjilpërat më kanë kushtuar 1,8 milionë. As rimbursim asgjë, të gjitha me lekët e mia, falë një djali që kam në Angli.”

Ndërsa një mësuese tha se pasi mësoi se ishte infektuar me Covid-19, shpenzoi për një kurë 4 javore, 70 mijë lekë, një shifër më e lartë se sa rroga e saj mujore prej 55 mijë lekësh.

Ajo tha se gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar dhe se në ato momente ndoshta do të ishte e përshtatshme të kishte një psikologe.

Njësoj si qytetari më parë, edhe mësueja tha se nuk kishte marrë asnjë rimbursim apo mbështetje nga shteti.

Ndërsa një tjetër qytetare tregoi se për të kururar prindërit e saj kishte shpenzuar 2 milionë lekë:

“Në fund të ditës së 10, me mjekim normal bazë, pa aparate oksigjeni, më shkoi 2 milionë lekë të vjetra, për dy persona.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>