![basha Basha: Biznesi drejt rrënimit, ka nevojë për plan mbështetje](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/basha-2.jpg)
Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se biznesi në Shqipëri po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje.
Në një postim në Facebook, ai publikoi dëshminë e një qytetari, i cili zotëron një biznes, ku shkruan:
“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret.”