Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të enjten se nëse PD vjen në pushtet, çdo biznes që do të ripunësojë personat e larguar nga puna për shkak të pandemisë, do të marrë bonus 20 mijë lek.
Ai tha se një kryefamiljar që ka humbur punën për shkak të masve të Covid-19 do të marrë 100 mijë lek në muaj si ndihmë ekonomike.
Ai tha se kjo paketë mendohet të zgjasë deri në fund të 2021.
“Shumica prej tyre kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre, s’kanë të bëjnë me biznesin. Kemi të bëjmë pastaj me ata që do të rimerren në punë sepse qëllimi është të rimerren në punë, të rindizen motorët e ekonomisë. Stimuli ë do ti japim biznesit është që për këdo që rimerr në punë do të marrë një pagesë prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj”, tha Basha.