Basha: çështja e Teatrit është test për SPAK-un

Nga Exit News
Basha: çështja e Teatrit është test për SPAK-un

“Teatri është afera e radhës e korrupsionit të Edi Ramës. Ne jemi i vetmi vend në botë që në mes të pandemisë, qeveria në shkelje të ligjit, po vrapon të shemb një ndërtesë që është monument kulture, në një aferë që është e lidhur me zabtimin e territorit dhe ndërtimin e kullave”, tha Kryetari i PD-së Basha në një intervistë për News24.

Zoti Basha e quajti çështjet e Teatrit Kombëtar, një test për Prokurorinë Anti Korrupsion, SPAK.

“Tani thonë, se afera e kullave është vënë në aneks. Thone se teatrin do e bëjmë me lekët tona! Ti paske 30 mln euro për teatrin?! Po ku i gjeti? Janë të lali Fikut

Teatri është aferë e pastër korruptive.

Është test për disa institucione, siç është SPAK, që duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak, [..] pasi Bashkia nuk ka të drejtë të shemben një monument kulture.

I gjithë ky turravrap, bëhet me një qëllim, që të hiqet vëmendja që Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan, si rezultat i dështimit të ndihmës për njerëzve”, u shpreh Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>