Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi shqetësimet e operatorëve turistik në një takimtë organizuar me ta Tiranë.
Zyra e medias në Partinë Demokratike njofton se operatorët janë të shqetësuar pasi ky sezon, që nuk ka filluar ende, po rrezikon të dështojë plotësisht.
Ndaj i kërkojnë qeverisë një paketë të tretë për të ndihmuar biznesin të mbijetojnë pas goditjes së koronavirusit.
Kreu i demokratëve Basha, i tha operatorëve se përmirësimi i klimës së turizmit do të vijë me planin e PD-së, që do të fokusohet edhe tek përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e taksave.