Basha denoncon qeverinë: Ndihma ekonomike për pandeminë më e ulëta në Europë

Nga Exit News
Basha denoncon qeverinë: Ndihma ekonomike për pandeminë më e ulëta në Europë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi të dielën qeverinë duke thënë se Shqipëria ka paketën e ndihmës ekonomike për të prekurit nga pandemia më të ulët në Europë.

Ai postoi një video në rrjetet sociale ku renditi një tjetër “dështim të Edi Ramës” në vazhdën e nismës së tij “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.

Më herët Kreu  i PD Lulzim Basha ka thënë se qeveria ka dështuar me pandeminë.

Gjatë një diskutimi me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, Basha tha se “qeveria ka fshehur shifrat reale të pandemisë” dhe se kjo është një vepër penale.

Ai i bëri thirrje qeverisë të tregojë numrat e të infektuarve dhe të viktimave.

Kryedemokrati tha se nuk ka asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati dhe shtoi se “numri i testimeve mbetet i ulët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>