Basha, do të gjejmë një mekanizëm për të maksimalizuar votat me LSI-në

Nga Exit News
Basha, do të gjejmë një mekanizëm për të maksimalizuar votat me LSI-në

Lulzim Basha shprehet se do të ketë një koalicion për maksimalizimin e votave në zgjedhjet e 2021.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si do të veprojë PD dhe LSI nëse Kryeministri Rama vendos koalicione me listë të përbashkët, Basha ju përgjigj se:

“Ne do të vendosim mekanizimin që maksimalizon votat e opozitës. Ne kemi vetëm një çështje që Edi Rama vërteton se është i humbur”.

Ai shtoi se “raportet me LSI-në janë solide. Ne na bashkon detyrimi për t’i dhënë shqiptarëve një ofertë të besueshme”.

Ndërsa, pyetjes se nëse Ilir Meta do të zgjidhet sërish president nga qeveria e PD-së, Basha iu përgjigjë se:

“Në gjykimin tim është herët që koalicioni të flasë për ndarje pushtetesh. Unë gjykoj se Ilir Meta ka dalë nga vota e Edi Ramës, dhe pa mbështetjen time personale dhe të PD, ka bërë betejën për të mbrojtur Kushtetutën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>