Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar të mërkurën takime elektorale me disa të rinj njësinë nr.5, në Tiranë.
Në bisedën që patën me kreun e opozitës, disa të rinjtë shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e vendeve të punës, që sipas tyre i çon drejt emigrimit.
Basha ka folur për disa nga pikat kryesore të programit elektoral mbi arsimin për zgjedhjet e 25 prilli.
Ai tha se dy janë kushtet për rritjen e punësimit: stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, si dhe kualifikimi i forcës punëtore përmes praktikave, stazhit e trajnimeve.
Kreu i PD rikujtoi edhe një herë bisedëm me komisioneren Maria Gabriel për planin e arsimit.
Ky plan përfshin ofrimin online pa pagesë të 5 gjuhëve të huaja, të artikuluar edhe më parë, si dhe 20 profesioneve të ndryshme.
Ai përsëriti se qeveria e ardhshme do të bashkëpunojë me Aleancen e Universiteteve Europiane për financime dhe trajnime në arsimin e lartë.
Basha tha se qeveria e tij do të synojë të marrë një pjesë të fondeve prej 26 miliard € që PE ka përcaktuar për trajtnimin e të rinjëve në Ballkan në fushën e teknologjisë së informacionit.
“Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj,” u shpreh ai.