Basha duket se nuk pranon draft marrëveshjen e negociuar nga ambasadorja Amerikane Kim

Nga Exit News
Basha duket se nuk pranon draft marrëveshjen e negociuar nga ambasadorja Amerikane Kim

Kryetari i PD-së Basha në një njoftim të shkurtër për shtyp tha se ka edhe një çështje për tu dakordësuar, duke lënë të nënkuptohet se nuk është dakord me draftin e dakordësuar me ndihmën e ambasadores amerikane Yuri Kim.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i sigurojë shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme”, tha Zoti Lulzim Basha përpara selisë së PD-së, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik.

Pak minuta më parë Ambasadorja amerikane tha se u arrit dakordësia për një draft reformë dhe se topi është në fushën e opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>