Basha: Dy muaj pas tërmetit, asnjë i arrestuar

Nga Exit News
Basha: Dy muaj pas tërmetit, asnjë i arrestuar

Kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh se mbas dy muajve nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe asnjë hetim serioz. Në një postim në faqen e tij të Facebook ai tha:

“Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.”

Basha pohoi se qytetarët janë të pasigurt, pasi qeveria nuk ka marrë asnjë hap për t’ju ardhur në ndihmë.

“Ende banorët pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.”

Ai theksoi se nëse 150 milionë dollarë do të vendoseshin në dispozicion të qytetarëve dhe jo oligarkëve, të gjithë të prekurit do të ishin strehuar.

“Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.”

Lajme te ngjashme