Basha takon 500 socialistë të zhgënjyer

Nga Exit News
Basha takon 500 socialistë të zhgënjyer

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të enjten një takim me banorët e Durrësit. Ai takoi rreth 500 socialistë të cilët “janë zhgënjyer nga PS”.

“E kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve: nuk ka më asnjë minutë  për Edi Ramën”, deklaroi kreu i PD. Ai tha se  ndryshim nuk do të thotë largim nga puna, por “largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër”.

Basha iu bëri thirrje banorëve të mos kenë frikë “ sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve”.

“Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve. Sa bij socialistësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE”, u shpreh Basha.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme